Deklarata | Qatip Osmani flet pas fitores ndaj Skopjes

No image

Tre pikët ishin objektiv i Shkëndijës në transfertën me Skopjen dhe pavarësisht se fitorja 1:0 duket minimale, skuadra gjithsesi realizoi planin. Këtë e potencon shefi i stafit teknik, Qatip Osmani në prononcimin e tij pas ndeshjes, ku cek se në këtë fazë me rëndësi është fitorja që erdhi me golin e vetëm të Ljupço Dorievit. 

….fitore minimale, por qëllimi ishin 3 pikët….

Q. Osmani: “Sigurisht se për ne rëndësi kishte fitorja dhe tre pikët. Edhe pas golit të shënuar kemi kërkuar golin e dytë që nuk arritëm ta gjejmë. Por megjithatë duke pasur parasysh kundërshtarin dhe terrenin, ne krijuam edhe disa raste që fatkeqësisht mbetën të pashfrytëzuara. Sigurisht se jam i kënaqur me fitoren dhe tre pikët, sepse kjo na len në luftë për kreun e tabelës“

….fitorja minimale, por vendasit nuk na rrezikuan në asnjë moment….

Q. Osmani: “Mendoj se në këtë ndeshje treguam një siguri. Edhe pse nuk shënuam golin e dytë që do na jepte qetësi, në anën tjetër nuk i lejuam kundërshtarit të krijojë ndonjë rast. Ashtu që sa i përket edhe këtij aspekti jam i kënaqur sepse treguam një stabilitet që në raste të caktuara edhe këtë rezultat duhet të dish si ta mbrosh“.

….Shkëndija i afrohet 3 pikë kreut….

Q. Osmani: “Sigurisht më kënaq fakti se jemi afruar 3 pikë pranë kreut, por megjithatë ne duhet të jemi të gatshëm për çdo lojë që na pret. Duhet të shohim punën tonë, të marrim ndeshjet një nga një, sepse qëllimi përfundimtar është të dalim kampion. Nuk është hera e parë që Shkëndija ndjek negativë për të dalë kampione. Kemi treguar edhe më parë se mund të arrijmë objektivin që kemi“.


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME