Deklarata | Osmani: Uroj skuadrën për karakterin e treguar

No image

Ndeshje e çmendur e Shkëndijës në Shkup që pas negativës 1:0, bëjnë përmbysje për fitore bindëse 4:2. Triumfi me shifra të larta ndaj Rabotniçkit nuk ishte aspak i lehtë, posaçërisht pasi vendasit barazuan dhe më pas Shkëndija do të mbetej pa Hasanin dhe Muratin, të dy të përjashtuar me të kuq. Por Shkëndija demonstroi karakter kur fillimisht me 10-të lojtarë avansoi 3:2 e më pas me dy lojtarë më pak solli golin e katërt. Shala, dy herë Stojanovski dhe Velija ishin autor të golave për kuqezinjtë në këtë triumf të “çmendur”!

….nëse mban mend një ndeshje si kjo?….

Q. Osmani: “Jo, të them të drejtën jo. Nuk mbaj mend diçka të këtillë. Jam i kënaqur me lojën që treguam, veçanërisht kur kishim më pak një lojtar, më vonë edhe dy lojtarë më pak. Prandaj uroj futbollistë për performansën, i përgëzoj për angazhimin dhe mençurinë e treguar. Por këto janë vetëm tre pikë, duhet të vazhdojmë më tej dhe mendoj se jemi në rrugë të drejtë për të arritur qëllimet tona“

….i kënaqur për përmbysjen me -2 lojtarë apo nervoz që nuk u mbyll ndeshja kur ishim 1:2 dhe me 11 lojtarë në fushë?….

Q. Osmani: “Realisht kur ishim të barabartë numerikisht kishim disa raste që nuk i shfrytëzuam, por sërish dua të potencoi karakterin e fortë që treguam. Dëshmuam se dimë të luajmë me një apo dy lojtarë më pak. Mendoj se edhe kjo është një shenjë se ekipi ka karakter të fortë. Normal problemi me realizimin u përsërit edhe sot, si në pjesën e parë kur kishim momente kur me një pasim të thjeshtë mund të realizojmë, ashtu edhe në të dytën. Por është sport dhe ndodhin gjëra si këto“.

….shënojmë 4 gola, zhbllokohet Stojanovski….

Q. Osmani: “Me Stojanovskin kam punuar edhe individualisht në aspekt psiqik dhe ai sot e tregoi me dy gola se Shkëndija duhet të llogarisë te ai. Ndoshta mund të bënte më mirë në dy situata kur ishim 11 me 11 në fushë. Si ekip edhe pse shënuam 4 gola, ndoshta duhej të kishim realizuar edhe më shumë dhe këto situata mendoj se duhet t’i përmirësojmë. Të koncetrohemi më shumë në këto situata për të bërë veprimin e duhur në momentin e duhur“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME