Deklarata | Osmani komenton duelin me Shkupin

No image

Gabimet në mbrojtje na kanë kushtuar humbje 2:1 në transfertën me Shkupin në xhiron e 31-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, edhe pse nisëm mirë dhe avansuam 1:0 me super golin e Çinarit, humbëm shanse për 2:0 me Çinarin e Dorievin, derisa sulmuesi nga Shkodra kishte në “duar” barazimin në fund kur nuk realizoi penalti që u ndal nga Naumovski. Kjo humbje bëri që dy xhiro para fundit Struga Trim&Lum të sigurojë titullin kampion. 

….humbje dhe mbyllje të garës për titull….

Q. Osmani: “Së pari dua të uroj Strugën për titullin. Mendoj se kohë të gjatë ishin në vend të parë dhe titulli është i merituar. Sa i përket ndeshjes tonë mendoj se ndoshta momenti vendimtar kur nuk shënuan në atë rast 100% pas avantazhit tonë 1:0. Pastaj shumë shpejt pranuam golin e barazimit. Në pjesën e dytë ne nuk kishim opsion tjetër veç fitores dhe në pauzë u dakorduam që të sulmojmë për tre pikë. Ndoshta në momentin më të sigurtë, kur dominonim dhe afroheshim te goli i dytë, krijuam disa raste që nuk i shfrytëzuam dhe në anën tjetër pranuam gol për 2:1. Patëm shans për tu kthyer me penalti, nuk arritëm dhe në fund rezultati është ky që është.“ 

….shans i humbur për 2:0, golat i pranuam me gabime dhe penaltia s’mjaftoi për barazim ….

Q. Osmani: “Të dy golat i pranuam pas gabimeve tona, sigurisht se do t’i shohim këto momente pse ndodhin, sepse edhe në lojat kemi pranuar gola të tillë. Megjithatë edhe përsëris se për ne ishte ndeshje për të mbetur në lojë për titull, ndoshta shanse minimale kishim por na duhej vetëm fitore dhe mendoj se në pjesën e dytë pas pranimit të golit nuk e menaxhuam lojën ashtu si duhet.“

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME