Deklarata | Osmani flet pas fitores ndaj Akademia Pandevit

No image

Kuqezinjtë duket se kapin ritmin e duhur në moment të qëlluar, pasi fitores së mesjavës 3:1 ndaj Rabotniçkit i kemi shtuar sot triumf 2:1 përballë Akademia Pandevit. Dy golat e Çinarit ishin të mjaftueshëm për fitoren e 10-të sezonale, derisa pas 23 xhirove në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut shkojmë 5 pikë afër lideres, Strugës. Goli i Ergemlixhes në pjesën e dytë ishte vetëm për statistikë, pasi që kuqezinjtë menaxhuan deri në fund ndeshjen dhe mbajtën tre pikët në konton e tyre.    

….skuadra kap seri fitoresh si vendase….

Q. Osmani: “Sigurisht se të gjithë jemi të kënaqur. Edhe pse kjo ishte një ndeshje e vështirë, me një rival që kishte shumë lëvizje në merkato dhe është evidente se kanë ndërtuar skuadër cilësore. Megjithatë mendoj se ne u përgjigjëm në mënyrë adekuate në atë çka kërkonte kjo ndeshje dhe plot meritë fituam takimin.“ 

….ekipi menaxhon të shënojë në kohë….

Q. Osmani: “Për dallim nga gjysmësezoni i kaluar, insistojmë të shënojmë të sa më herët për të na dhënë një siguri në aspekt të lojës dhe rezultati të na mundësojë të luajmë më lirë. Sërish e potencoi presionin që ndjejmë për të fituar ndeshjet, sepse vjen fundi i kampionatit dhe çdo dështim eventual, posaçërisht këtu në Tetovë është vështirë për t’u kompensuar. Prandaj dua të përgëzoj ekipin për karakterin e treguar dhe për paraqitjen edhe pse ndoshta rezultati nuk është bindës, por në momentet ndoshta më të mira të lojës tonë pranuam gol dhe kjo na detyroi të orientohemi në defanzivë.“

….ndalet Struga dhe shkojmë 5 pikë pranë kreut ….

Q. Osmani: “Patjetër se është mirë kjo që ndodhi, por ndoshta më e rëndësishme është se ne përgatitemi prej lojës në lojë. Sigurisht se shikojmë të fitojmë ndeshjet tona, pa marrë parasysh se çka bëjnë kundërshtarët.”

….në mesjavë Milev e Mujezinoviç, sot dy gola Çinari ….

Q. Osmani: Po ky është moment pozitiv. Sigurisht se lojtarët e ardhur shkaku i ndryshimit të ambientit kanë nevojë për pak kohë për tu përshtatur. Mendoj se dalë ngadalë edhe ata vijnë në element.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME