Deklarata | Osmani: Dominuam por nuk krijuam si në ndeshjet paraprake

No image

Deklarata | Osmani: Dominuam por nuk krijuam si në ndeshjet paraprake

Pas 5 fitoreve rresht në ndeshjet si mysafir, Shkëndija ndalet me barazim 1:1 në transfertën me Sileksin në Kratovë. Doriev na dha epërsi me golin e 6-të sezonal, mirëpo vendasit barazuan dhe në fund duhej të kënaqemi vetëm me një pikë nga ky duel.

….ndalemi me barazim edhe pse avansuam….

Q. Osmani: “Gjatë lojë kishim dominim të lehtë, kishim disa shanse që nuk i shfrytëzuam, por realisht nuk ishin mundësi 100% si kemi krijuar në ndeshjet paraprake. Gjithsesi posedimi i topit ishte në anën tonë, por mendoj se nuk ishim në nivel në finalizimin e aksioneve“

….Mund të shmangim golin apo të kishim shënuar golin e dytë për fitore….

Q. Osmani: “E mira e kësaj ndeshje ishte se në defanzivë ishim shumë kualitativ. Te goli i pranuar mendoj se ishte mungesë komunikimi ndërmjet lojtarit që mbulonte kundërshtarin dhe portierit. E përsëris se në këtë lojë më gëzon fakti se defanziva me të vërtetë bëri mirë, ishim të disiplinuar dhe Sileksit nuk i lejuan të krijojë raste shënimi. Normal për të fituar duhej të kishim shënuar edhe një gol që mos varemi nga një gol i vetëm dhe si që ndodhi të barazojmë“.

….Nuk fitojnë as rivalët për kreun….

Q. Osmani: “E mira është se barazuan rivalët, por nuk është mirë pasi nëse do të kishim fituar do të krijonim pozitë më të mirë për veten. Megjithatë kampionati është i gjatë dhe ka ndeshje për përmirësim dhe kompensim të asaj që lëshuam sot dhe në ndeshjet tjera ku s’kemi fituar“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME