Deklarata | Ardian Nuhiu: Futbolli sot na shpërbleu për punën e bërë

No image

Fitore për infarkt e kuqezinjëve në duelin e xhiros së 5-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Minuta e 90-të na gjente me negativë 1:0, derisa Dita (90’+1) dhe Krasniqi (90’+6) shënuan për fitore 2:1 dhe vazhdim të serisë së suksesshme prej katër triumfeve në po aq ndeshje kampionale në sezonin e ri. 

…fitore për infarkt…

A. Nuhiu: “Të gjitha meritat shkojnë për futbollistët. Treguan shumë karakter duke mos u dorëzuar në asnjë moment dhe me plotë meritë është fituar takimi. E them këtë me plot bindje sepse në ka pas deri tani një moment kënaqësie, ka qenë ndeshja e parë që na ka plotësuar neve si trajnerë. Mënyra si kemi lëvizur në mesfushë apo si kemi krijuar, ishim të bindur të gjjthë se ishte çështje kohe se kur do të vinte goli i barazimit dhe ta fitojmë ndeshjen. Realisht treguam shumë personalitet dhe mendoj se me meritë fituam.”

…karakteri dhe përmbysja…

A. Nuhiu: “Fitorja sa më e vështirë është aq më e ëmbël. Realisht e thash edhe më herët lojtarët treguan shumë karakter duke mos u dorrëzuar për 96-të minuta dhe nuk është e rastit pasi në momentin që i’a bën hyzmetin punës, futbolli din edhe të të shpërblejë. Mendoj se sot morëm shpërblimin. Por është ende herët, duhet të vazhdojmë sepse kampionati është i gjatë.”

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME