Dashmir Elezi transferohet në Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë

No image

Shkëndija dhe Torpedo Kutaisi kanë gjetur akord për transferimin e Dashmir Elezit te skuadra nga Gjeorgjia.

KF Shkëndija komunikon transferimin e sulmuesit 18 vjeçar, Dashmir Elezi në kampionatin e Gjeorgjisë, te FC Torpedo Kutaisi. 

I vlerësuar si një prej talentëve më të mëdhenj kohëve të fundit, Elezi gjeti hapsira në formacionin kuqezi që në moshën 16-të vjeçare. 

Gjithsesi, klubi nuk bëhet problem në dëshirën e lojtarit dhe familjes së tij për të lëvizur jashta vendit dhe duke analizuar pretendimet e Elezit për transferim ndërkombëtarë, është vendosur të pranohet oferta e një prej skuadrave më të mira në Gjeorgji, Torpedo Kutaisi. 

KF Shkëndija shpreh mirënjohje maksimale për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar Dashmir Elezit shumë sukses në udhëtimin e tij profesional në futbollin ndërkombëtar.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME