Dalin në shitje online biletat për sfidën Shkëndija-Mura

No image

Shkëndija-Mura do të luhet me 30% të kapacitetit të stadiumit, por s’lejohen forma të organizuara të publikut. Biletat e personalizuara janë lëshuar në shitje online, ndërsa tifozët duhet të respektojnë masat anti-covid 19 dhe distancën sociale brenda dhe jashta stadiumit.

Të martën (06.07.2021) në Shkup zhvillojmë ndeshjen e rradhës në Kupat e Evropës dhe dueli me NS Mura në xhiron e parë eliminatore të UEFA Champions League paralel me pjesën garuese për Shkëndijën sjell edhe një sfidë organizative.

Me pandeminë Covid-19 akoma të pranishme protokollet e reja të UEFA-së sjellin situatë të re, kur për dallim nga viti i kaluar kur luanim pa publikë, tani lejohet prania e shikuesve në numër 30% të kapacitetit të stadiumit, por me kufizime dhe respektim të një sërë masash.

Për shkaqe sigurie, UEFA kërkon biletat të jenë të personalizuara (duke treguar dokument identifikimi) dhe njëkohësisht për të shmangur grumbullimin e më shumë njerëzve në një vend të caktuar, sugjerohet biletat të shiten përmes mënyrës online.

Me këtë rast KF Shkëndija inkurajon gjithë mbështetësit e saj që të paijsen me biletë për ndeshjen Shkëndija-Mura përmes formës online në linkun mktickets.mk

Gjithashtu, UEFA potencon se lejimi i pranisë së publikut deri në 30% të kapacitetit të stadiumit nuk nënkupton se praninë e lirë dhe grumbullimin e spektatorëve në tribuna. Përkundrazi, ndalohet  çdo mënyrë e organizuar e publikut, përveç sipas protokollit që parasheh prani të spektatorëve me respektim të distancës sociale që në hyrje në stadium kur duhet të mbajnë maska, të bëhet dezinfektimi i duarve dhe akces në stadium do të kenë vetëm pasi të kryejnë matjen e temperaturës në hyrje. Gjatë qëndrimit në tribuna duhet të respektohet detyrimisht distanca sociale, duke përdorur ulëset sipas numrit të biletës që parasheh tifoz të ulur në çdo të tretën ulëse. Gjatë dhe pas ndeshjes, do të merren masa për të siguruar kontakt minimal midis spektatorëve.

Është e ndaluar reptësisht që spektatorët të afrohen në sektorët e tribunës së përdorur nga anëtarët e ekipit, personeli i TV/medias dhe çdo personel tjetër organizativ që kanë qasje zonat 1 dhe 2 në MD-1 (një ditë para ndeshjes) dhe MD (dita e ndeshjes).

Çmimi i biletave do të jetë 300 denarë për tribunat Veri-Jug dhe nga 200 denarë për ato Lindje-Perëndim.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME