
Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani ka marrë ftesë për tu bashkuar me përfaqësuesen e Maqedonisë për miqësoret me Azerbejxhanin dhe Iranin, për herë të parë pas lëndimit të ligamenteve. Seleksionuesi Angellovski përveç Bubës ka ftuar edhe Bejtullain dhe Radeskin. Totre dhe Demiri pjesë e U 21.
Tre futbollistë të Shkëndijës kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e përfaqësueses A të Maqedonisë në takimet kontrolluese me Azerbejxhanin më 29 maj në Austri dhe Iranin më qershor në Shkup. Pas pauzës 7 mujore pas si pasojë e lëndimit të ligamenteve në sfidën Maqedoni-Ukrainë, në ekipin përfaqësues rikthehet kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani. Bashkë me Bubën në listën e seleksionuesit Angelovski janë gjetur edhe Egzon Bejtullai dhe Marjan Radeskin. Për Bejtullain kjo është hera e parë që merr ftesë nga përfaqësuesja A dhe pritet debutimi i tij si shpërblim për formën e jashtëzakonshme dhe paraqitjet fenomenale në fanellën e Shkëndijës. Ndërkohë Radeski tani më ka debutuar për ekipin A dhe pritet që të imponohet me lojën e tij.
Ndërkohë një ditë më parë listën e tij e publikoi edhe seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, i cili ka përfshirë katër futbollistë të Shkëndijës për ndeshjen kualifikuese me Ukrainën më 27 maj në Kiev. Besir Demiri, Ennur Totre, Egzon Bejtullai dhe Marjan Radeski janë ‘kuqezinjtë’ e ftuar për përfaqësuesen U 21, me atë që dy të fundit menjëherë pas takimit do të vihen në dispozicion të Igor Angelovskit në përfaqësuesen A.
Leave us a reply