Bomberi Ibraimi gjenë ritmin në moment të duhur

No image

Pesë gola në katër ndeshjet e fundit për Besart Ibraimin që me 19 realizime hapëron drejt “Këpucës së Artë” numër 4 në elitën vendore.

Shkëndija me 13-të pikë para Shkupit hyn në 6-të ndeshjet e fundit kampionale dhe distanca e krijuar premton së shpejti të mbyllet edhe matematikisht gara për titullin e kampionit. Kuqezinjtë presin trofeun e 4 kampionë shtetërorë, ndërsa paralel me titullin në taborin kuqezi pritet të vijë edhe një tjetër çmim individual me numrin 4. Besart Ibraimi, golashënuesi më i mirë në historinë e elitës vendore dhe në historinë e Shkëndijës, duket pranë çmimit “Këpuca e Artë” në LPFMV.

Kërçovari deri tani tre herë ka dalë golashënuesi më i mirë i sezonit në elitën vendore, ndërsa edhe këtë sezon udhëheq listën e golashënuesve me 19 realizime në 27 xhiro të zhvilluara. Bomberi kishte një periudhe krize duke mos gjetur rrjetën në 7-të ndeshje me radhë, mirëpo duket se kthehet në formë në momentin e duhur duke shënuar në vazhdimësi në katër ndeshjet e fundit gjatë të cilave ka gjetur 5 gola. 

4️⃣ ndeshje 4️⃣ realizime të Ibraimit 💪 ⚽Shkëndija 1 – 0 Akademia Pandev

Posted by KF Shkëndija on Wednesday, April 14, 2021

Sigurisht se ndjehem mirë për faktin që sërish kam gjetur marrëdhënien e mirë me golin dhe në katër ndeshjet e fundit kam shënuar në vazhdimësi. Gjithmonë në plan të parë është efekti kolektiv, por duke qenë se nga unë edhe priten golat, natyrisht jam i lumtur që sërish po bëj detyrën time në nivelin e dëshiruar”, thotë Besart Ibraimi, i cili abstenimit prej 7-ndeshjeve pa gol i’u përgjigj me dy gola dhe dy asiste në fitoren 6:1 në fushë të Vardarit, pastaj bëri golin e fitores 2:1 ndaj Sileksit, para se të shënonte golin e parë në fitoren 3:0 të dielën e shkuar ndaj Renovës. Ndërkohë serinë e realizimeve e vazhdoi edhe të mërkurën, kur pikërisht goli i tij solli tre pikë nga dueli me Akademia Pandevin. 

Nuk jam në moshë kur mungesa e përvojës do më krijonte presion për mungesën e golit, pasi një sulmues edhe kur nuk shënon nuk don të thotë se nuk ndihmon skuadrën me paraqitjen e tij. Për sa kohë që s’kam shënuar dhe ndërkohë ekipi ka fituar, mendoj se jemi ok si kolektiv. Natyrisht kam punuar shumë që të kthehem të shënoj, pasi ekipi ka nevojë për secilin nga ne dhe jam i lumtur që ja sërish gjërat shkojnë sipas planit”.

Golat e Ibraimit vijnë në moment të duhur, pasi pikërisht tani kampionati ka hyrë në fazë vendimtare dhe kuqezinjtë vazhdojnë me fitore duke shkuar drejt sigurimit të titullit kampion. 

Kemi reaguar shumë mirë duke fituar pesë përballje të njëpasnjëshme pas asaj mini-krize kisha thënë kur barazuam dy ndeshje rresht. Tani pason dueli me Bellasicën dhe ne jemi të vendosur për të vazhduar me fitore. Duam sa më shpejtë të sigurojmë titullin kampion, por njëkohësisht edhe të ngrejmë formën para paraqitjes në Kupat e Europës”, përfundoi Besart Ibraimi, i cili për shkak të pesë kartonave të verdhë do të mungojë në takimin e ardhshëm në kuadër të xhiros 28-të kundër Bellasicës të dielën në Strumicë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME