Bejtullai protagonist në fitoren ndaj Gjermanisë

No image

Kapiteni kuqezi ishte inspirues i aksionit vendimtarë kur përfaqësuesja e vendit gjeti golin e fitores ndaj Gjermanisë në Duisburg.

North Macedonia’s defender Egzon Bejtulai (L) and North Macedonia’s defender Stefan Ristovski react after the equalizer during the FIFA World Cup Qatar 2022 qualification football match Germany v North Macedonia in Duisburg, western Germany on March 31, 2021. (Photo by Ina Fassbender / AFP) (Photo by INA FASSBENDER/AFP via Getty Images)

Ka përfunduar angazhimi i futbollistëve kuqezi në ekipet përfaqësuese të vendit me kapitenin Egzon Bejtullai që ishte pjesë e rëndësishme në tre takimet e Maqedonisë së Veriut në start të eliminatoreve për Kampionatin Botërorë “Qatar 2022”. Mbrojtës fillimisht ishte ndër lojtarët me notën më të mirë kur u paraqit për 90-të minuta në humbjen e pafat 3:2 nga Rumania në Bukuresht, për tu inkuadruar më pas nga pankina në minutën e 58-të në fitoren 5:0 ndaj Lihtenshtajnit në Shkup. Ndërkohë mbrëmë Bejtullai mori pjesë në befasinë më të madhe që ndonjëherë ka bërë përfaqësuesja e vendit, kur luajti nga minuta e 59-të në fitoren sensacionale 1:2 në Duisburg përballë 4 herë kampiones së Botës dhe 3 herë kampiones së Europës, Gjermanisë. Kapiteni kuqezi nga momenti i inkuadrimit u shqua për lojë të sigurtë, pasime të sakta dhe të qarta, ndërsa ndihmoi shumë edhe në sulm kur në minutën e 85-të me një vertikalizim perfekt në drejtim të Ademit inspiroi aksionin nga i cili do të vinte goli i Elmasit për fitore të madhe të Maqedonisë. 

Nga e premtja Bejtullai vihet në shërbim të stafit teknik për duelin e ditës së dielë me Sileksin në Tetovë.

Ndërkohë paraqitje pozitive edhe për Florent Ramadanin (U21) dhe Dashmir Elezin (U17) në takimet kontrolluese të përfaqësueseve respektive. Ramadani me Maqedoninë U21 në Antalia të Turqisë zhvilluaj tre teste me Kazakistanin, Sllovakinë dhe Bullgarinë. 

Dashmir Elezi goditi Rusinë kur shënoi gol për avantazh 1:0 në duelin e përfaqësueseve U17, me rusët që në fund përmbysën gjithçka duke fituar 2:1 takimin e parë, nga dy të tilla të luajtura në Turqi gjatë kësaj pauze.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME