Bejtullai: Në pushim si gjysmëfinalistë, pranvera do jetë storie tjetër

No image

Mbrojtësi i Shkëndijës, Egzon Bejtullai në intervistë për kanalin e klubit flet me optimizëm para sfidës së kthimit të çerekfinales së Kupës me Shkupin.

egzon-bejtullai

Ai vlerëson se pushimi do të jetë i mirëseardhur për futbollistët që kishin gjysmësezon të ngjeshur që solli lodhje dhe disa rezultate negative, pasi paraprakisht skuadra kishte paraqitje historike në Evropë. Pranvera do të jetë ndryshe në aspekt pozitiv thotë me bindje Bejtullai, që beson fuqishëm në titullin e kampionit.