Bejtullai me Maqedoninë barazojnë në Gjeorgji

No image

Kapiteni kuqezi i grumbulluar me përfaqësuesen e vendit për dy sfidat e para të Ligës së Kombeve ndaj Armenisë e Gjeorgjisë ka regjistruar paraqitjen e parë reprezentuese në vitin 2020.

Embed from Getty Images

Pasi ishte zëvendësim i pashfrytëzuar në sfidën me Armeninë, Egzon Bejtullai luajti çerek ore në transfertën me Gjeorgjinë të mbyllur me barazim 1:1. Bejtullai zuri vendin e Goran Pandevit dhe në minutat që luajti u karakterizua me saktësi në realizimin e detyrave duke ndihmuar përfaqësuesen të ruajë barazimin në kushte kur në fushë luanin me 10-të lojtarë (me karton të kuq u përjashtua ish-lojtari i Shkëndijës Visar Musliu).

90-të minuta për Leard Sadriun te Kosova U21 në duelin me Anglinë U21. Pas një super pjese të parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte për t’u harruar nga shpresat e Kosovës që u mundën me rezultat 0:6.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME