Bejtullai: Jam i entuziazmuar të vesh sërish fanellën kuqezi

No image

Pas kompletimit të kthimit në taborin kuqezi, Egzon Bejtullai flet për përshtypjet e para si lojtar i Shkëndijës.  

• “E dija se një ditë do të kthehesha, kurrë se kisha menduar se do të ndodhte kaq shpejt”
• “Tetova dhe Shkëndija janë shtëpia ime, prandaj jam i emocionuar që sërish jam këtu”
• “Shkëndija për mua është në rend të parë, synimi im ishte të qëndroj pranë familjes”
• “Gjithmonë ekziston dëshira për të fituar më shumë tituj, sukseset kurrë nuk janë pak”

Mbrojtësi reprezentues Egzon Bejtullai bëhet angazhimi i parë i Shkëndijës në merkaton e verës. Vetëm gjashtë muaj pasi firmosi në Suedi me Helsingborgs IF, kuqezinjtë e kthejnë e skuadër njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit, duke firmosur kontratë tre vjeçare. Në intervistën e parë pas ribashkimit me Shkëndijën, Bejtullai nuk fsheh entuziazmin që sërish do të vesh fanellën me të cilën arriti rezultatet më të mira në karrierë.

Egzon Bejtullai: “Edhe pse e dija se një ditë do të kthehesha, kurrë se kisha menduar se do të ndodhte kaq shpejt. Jam i emocionuar. Tetova dhe Shkëndija janë shtëpia ime dhe jam i entuziazmuar që kthehem këtu për të veshur sërish fanellën kuqezi.

Egzon Bejtullai: “Jo aspak, për mua gjithmonë Shkëndija ka pasur përparësi. Edhe pse kisha oferta edhe nga jashtë, përfshi edhe vendet fqinje si Kosova dhe Shqipëria, synimi im ishte të qëndroj sa më pranë familjes dhe për atë shkak jam kthyer këtu për të qenë sa më afër familjes.”

Egzon Bejtullai: “Dëshira dhe synimi për suksese të reja gjithmonë janë të pranishme. Çdo lojtarë ku do që të shkojë, qoftë nese kthen në klubin e tij amë apo kalon në ndonjë klub tjetër, ekziston dëshira për të fituar sa më shumë tituj, sa më shumë suksese si në Europë, si në kampionat për lojtarin asnjëherë nuk janë pak. Gjithmonë kërkohet më shumë.”

Egzon Bejtullai: “Mendoj se viteve të fundit Shkëndija gjithmonë ka qenë pretendent për titull edhe pse sezonin e fundit të ndërprerë para kohe rezultatet nuk ishin sipas pritjeve. Mendoj se duhet nga ne lojtarët të ngrihet niveli i performansave edhe më shumë për të arritur sukseset që kërkon klubi.”

Share Now

Related Post