Bejtullai flet pas golit të parë në kampionat

No image

Fitorja 4:0 të dielën përballë Skopjes në Tetovë do të mbetet në kujtesën e mbrojtësit të Shkëndijës, Egzon Bejtullai, për faktin që arriti të shënojë golin e parë në karrierë në një ndeshje kampionale të LPFM-së.

 

23 vjeçari realizoi me kokë pas harkimit të Hasanit në minutën e 53-të, duke çuar në ato momente rezultatin në 3:0. Një ditë pas kësaj përballje Bejtullai flet për emocionet që përjetoi në rastin e shënimit të golit, ndërsa paralel me kënaqësinë në plan të parë vendos suksesin e ekipit.