Asistenti Tafaj dhe sulmuesi Hebaj komentojnë fitoren ndaj Belasicës

No image

Ndihmës trajneri i Shkëndijës, Fatjon Tafaj dhe sulmuesi Rubin Hebaj kanë folur pas triumfit ndaj Belasicës në Strumicë. 

• Tafaj: “Vlerësoj fitoren pasi ekipi nuk lejoi të humbet përqëndrimi”
• Hebaj: “I lumtur për golin. Kur kam hapsirë jap gjithçka për ekipin”
• Tafaj: “Se mendojmë titullin, duam në formë ta presim Europën”

Shkëndija bën detyrën në xhiron e 28-të pasi kuqezinjtë menaxhojnë fitore të pastërt 3:0 në transfertën me Belasicën në Strumicë. Edhe pse përballë kishim ekipin e fundit në renditje, skuadra në asnjë moment nuk nënçmoi kundërshtarin dhe me një qasje maksimale mori fitore bindëse. Me Ernest Gjokën e pezulluar me pesë kartona të verdhë, ekipi nga pankina u drejtua nga ndihmës trajneri, Fatjon Tafaj, i cili vlerëson paraqitjen e skuadrës. Ndërkohë i kënaqur me ecurinë dhe rezultatet në vazhdimësi shprehet edhe Rubin Hebaj, i cili shënoi golin e parë të takimit, duke hapur rrugën drejt fitores 3:0 që u plotësua me golat e Nafiut dhe Qakës. 

Fatjon Tafaj: “Mendoj që kemi bërë maksimumin në këtë ndeshje, e kemi përballuar shumë mirë kundërshtarin në të tre fazat, sidomos në fazën e sulmit kemi dominuar. Në tranzicion poashtu edhe në fazën e mbrojtjes ishim të padiskutueshëm. Dmth ekipi ka dhënë maksimumin dhe si pasojë morëm maksumin për këtë ndeshje”. 

Rubin Hebaj: “Jam shumë i kënaqur sepse ndeshje pas ndeshje po tregojmë se kemi ritëm, po fitojmë gjitha ndeshjet me specifika të ndryshme. Mendoj që jemi në rrugën e duhur, sepse për të dalë kampion duhet me fitu me ekipe të vogla. Dhe ne po bëjmë detyrën”. 

Fatjon Tafaj“Si staf kemi kërkuar nga skuadra mos humbim përqendrimin edhe pse luanim me ekipin e fundit në renditje, pasi Belasica ka treguar se din të befasojë, duke parë edhe video analizën që kemi bërë për ekipin kundërshtarë. Është skuadër që pret shumë mbrojtje dhe mundohej të vinte në kundërsulm. Kemi kap ato situata në fazën e mbrojtjes së tyre dhe kemi realizuar të tre golat në defektet që ka pas mbrojtja e tyre”. 

Rubin Hebaj: “Të them të drejtën ndihem shumë mirë. Kam ardhë te goli, ky ishte goli i dytë, kam bë edhe dy asiste, ndjehem shumë mirë. Në ato minuta që më janë dhënë, jam munduar të bëj maksimumin. Gjithsesi shpresoj të kem sa më shumë minuta në të ardhmen dhe të vazhdoj të shënoj sa më shumë”.

Rubin Hebaj“Në minutata e fundit ndeshja u hap shumë dhe me që kisha më shumë freski, mendoj që duhej të kthehesha pak më shumë. Edhe trajneri më tha që nëse ke mundësi të kthehesh pak më shumë në disa raste të kundërsulmeve të ekipit kundërshtarë. Dhe unë u ndjeva i freskët për të ndihmuar ekipin”. 

Fatjon Tafaj: “Nuk është çështja që duhet mbyllur garën për titullin matematikisht, çështja është se sa vjen edhe ofrohet Europa. Ne duhet të ruajmë sa më shumë ritmin e lojës, duhet të marrim fitore, ekipi duhet të jetë kompakt në fazë të mbrojtjes, në fazë të sulmit. Europa është shumë e vështirë, sidomos Champions League, tani ne duhet të mendojmë për Champions League. Kështu që ne nga ndeshja që pason me Borecin, deri në ndeshjen e fundit duhet të interpretojmë në nivel, të jemi maksimalisht të përqëndruar dhe të shfaqemi sa më mirë në këto përballje”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME