Apel tifozëve për anim korrekt

No image

Klubi i futbollit Shkëndija në vazhdën e organizimit të ndeshjes së parë të raundit të parë të eliminatoreve të Liga Evropës më 30 qershor 2016 me SK Cracovia nga Krakovi i Polonisë, mundohet të marrë gjithë paramasat për sigurim të parakushteve për rrjedhë të duhur të takimit që do të luhet në Shkup. Në këtë drejtim, pas mbledhjeve me përfaqësues të instancave ndërkombëtare, jemi të detyruar të njoftojmë publikun për paralajmërimet që kemi marrë nga UEFA. Tani më të gjithë janë të njoftuar me kriteret e ashpëra të Komisionit Diciplinor të UEFA-së për parregullsitë në ndeshjet e futbollit nën ombrellë të tyre. UEFA ka zero tolerancë për gjëra të tilla, posaçërisht për ofendimet në baza nacionale, fetare, racore, etj. E njëjta vlen për përdorimin e mjeteve piroteknike dhe pankartave të ndryshme me përmbajtje të mesazheve politike dhe ofenduese, me theks të veçantë që skuadra jonë është nën mbikqyerje të veçantë pas ngjarjeve në finalen e Kupës së Maqedonisë, për të cilën kemi një dënim jashtëzakonisht të lartë.

– Shkëndija dhe klubet tjera që do të përfaqësojnë Maqedoninë në Evropë janë në listën e monitorimit intenziv nga komisionet e UEFA-së për shkak të përsëritjes së vazhdueshme të incidenteve dhe dallimeve kombëtare, të përcjella vazhdimisht me skadime ofenduese në baza naciolane, fetare e racore nga tribunat. Për këtë jemi njoftuar se UEFA do të dërgojë përfaqësues special për mbikqyrje të situatës.

– Rreziku për incidente eventuale nuk është vetëm momental për ndëshkime materiale dhe financiare, por edhe perspektiv në procesin e liçencimit për pjesëmarrjet e ardhshme në Kupat Evropiane e deri në pezullim disavjeçar për pjesëmarrje në kupat e UEFA-së.

Për këto arsye lusim të gjithë mbështetësit tanë që të përmbahen nga çdo pakujdesi minimale, pasi pasojat do të jenë vetëm për ekipin tonë të përbashkët.

Me besim të plotë se pikërisht në Evropë do të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë, me një civilizim dhe nivel të lartë të kulturës, nuk dyshojmë se mesazhi dhe imazhi që shqiptarët dhanë në Euro 2016, do të jetë i pranishëm edhe më 30 qershor në ndeshjen Shkëndija-Cracovia.
“Mbi të gjitha Shkëndija”, prandaj ta ruajmë atë!

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.