Anulohet miqësorja me Vardarin e Forinës

No image

Shakaku i afatit të shkurtër për kryerjen e testimeve të detyrueshme për CoVid-19, nga ana ekipit kundershtarë, anulohet ndeshja kontrolluese Vardar Forinë – Shkëndija. Federata e Futbollit të Maqedonisë të premten shqyrtoi sërish protokollin për zhvillimin e seancave stërvtiore dhe ndeshjeve kontrolluese e zyrtare, duke rekomanduar detyrimisht kryerjen e testeve për CoVid-19. Mbetet i pandryshuar orari për ndeshjet tjera kontrolluese.


Orari i ndeshjeve kontrolluese:

16.07.2020 (e enjte) Gostivari – Shkëndija, stadiumi në Gostivar

19.07.2020 (e dielë) Makedonia Gj. P. – Shkëndija, stadiumi në Mavrovë

24.07.2020 (e premte) Shkëndija – Rabotniçki, stadiumi në Tetovë

01.08.2020 (e shtunë) Bregallnica – Shkëndija, stadiumi në Shtip

Share Now

Related Post