Andre Mensalao, përforcimi i radhës i kuqezinjve

No image

KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me brazilianin Andre Mensalao, i cili me klubin tonë ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë. Mensalao është mesfushor qendror, por që luan edhe në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe mesfushorit të majtë.

Shkëndija do të jetë përvoja e tij e re në Evropë, pasi që gjatë vitit 2021 ka luajtur në kampionatin armen. Në gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e ekipit armen FC Sevan, ku ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola. Paraprakisht, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në shtetin e tij të lindjes në Brazil.

“Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Ndjehem mirë në qytetin e Tetovës, ka disa ditë që jam këtu dhe veç më kam filluar të ambientohem në këtë qytet. Maqedonia e Veriut është angazhimi im i dytë në Evropë pasi që në vitin 2021 isha pjesë e kampionatit armen ku pata paraqitje të suksesshme. Shkëndija ka lojtarë shumë cilësorë, luan futboll të shpejtë dhe futboll sulmues, dhe mendoj se pikërisht kjo më konvenon mua pasi që luaj në pozitën e mesfushorit ofensiv. Gjatë karrierës time kam luajtur në Brazil, dhe ardhja ime në Shkëndijë është sfidë e re për mua për të treguar të gjitha kapacitetet e mia”, u shpreh Mensalao gjatë nënshkrimit të kontratës.

Andre Mensalaos i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Shkëndijës!


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME