Aleksander Trumçi zhvilloi minutat e para me fanellën e Shkëndijës

No image

Mbrojtësi i djathtë në miqësoren e të shtunës me Tikveshin luajti për herë të parë një ndeshje me fanellën e Shkëndijës. 

Deri tash angazhimi i vetëm i Shkëndijës në merkaton e verës, Aleksander Trumçi të shtunën (15 qershor) debutoi me fanellën tonë. Mbrojtësi i djathtë 23 vjeçar luajti 45 minuta në pjesën e dytë të ndeshjes kontrolluese me Tikveshin, e fituar 1:0 nga tanët me super golin e Krasniqit nga gjuajtja e lirë. 

Trumçi kishte paraqitje pozitive, u dallua me daljet e tij përpara në një pjesë lojë të dominuar nga Shkëndija dhe realisht shumë pak mund të vlerësohet në pikëpamje defanzive duke pa se Tikveshi pak sulmoi. 

Shkëndija ndërkohë vazhdon me seancat stërvitore në Tetovë, derisa të premten (21 qershor) në Strugë përballë Tiranës luajmë ndeshjen e dytë kontrolluese të fazës përgatitore të verës. 

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT