Akrapoviq: Jam i kënaqur si me lojën poashtu edhe me rezultatin

No image

Kuqezinjtë e kanë startuar me fitore sezonin pranveror, duke e mundur ekipin e Struga Trim Lum me rezultatin përfundimtar 3:1. Elezi, Guri dhe Hasani ishin autorë të golave për Shkëndijën, duke arkëtuar kështu tre pikë të reja në renditjen tabelare të LPFMV-së.


Trajneri Akrapoviq ka ngelur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve kuqezi. Megjithëse skuadra ka mundur të shënojë akoma më shumë gola, Akrapoviq deklaron se është i kënaqur si me lojën e zhvilluar, poashtu edhe me rezultatin.

Bruno Akrapoviq: “Lartë poshtë edhe unë e komentoj ndeshjen si një ndeshje e mirë. Në këtë terren të vështirë bëmë shumë aksione të bukura, krijuam raste të qindpërqindta. Shënuam tre herë, por duhej të shënonim ndoshta tetë. Edhe lojtarëve iu thashë se në vend të 3:1, rezultati ndoshta duhej të ishte tetë me zero. Por duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, ndeshje e parë dhe terren i vështirë, djemtë e dhanë maksimumin nga vetja dhe krijuan shumë raste. Realizuam tre gola, e kur tifozët janë të kënaqur atëherë jemi edhe ne të kënaqur”.


Bruno Akrapoviq: “Edhe me njërën edhe me tjetrën. Fitorja gjithmonë është fitore, realizuam tre gola. Askush nuk i humbet rastet me qëllim, por ja që ndodh. Ndonjëherë është pasiguria, ndonjëherë mungesa e koncentrimit, e ndonjëherë terreni i vështirë. Por jam i bindur se edhe këtë do ta përmirësojmë. Tre gola nuk janë pak. Mund të reagojmë më pozitivisht, mund të realizojmë shumë më shumë. Por e them që jam i kënaqur edhe me lojën edhe me rezultatin”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME