Akrapoviç: Duhet të punojmë në realizimin e shanseve

No image

Shkëndija me barazim 0:0 del nga dueli i xhiros së parë të edicionit të ri në elitën e futbollit vendor. Kuqezinjtë dominuan, por nuk mundën të shënojnë në transfertën me Tikveshin në Prilep.

Bruno Akrapoviç: “Po, futbolli luhet për gola. Ne sot kemi lëshuar mundësi të shënojmë edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë nga mundësi të 100%. Gjëja më e vështirë në futboll është të shënosh gol, ndërsa më e lehtë është të pranosh. Me pjesën e dytë jam plotësisht i kënaqur, kishim mjaft shanse. Por nga lloji i lojtarëve që kemi, mjaft nga ata nuk kërkojnë të futen në 16-të metërsh dhe ashtu nga ai posedim i madh i topit kemi lëshuar mundësinë të krijojmë edhe më shumë raste. Nëse nuk shënojmë nga 6-7 raste 100%, duhet të bëjmë edhe 5-6 shanse tjera. Në këtë aspekt duhet të punojmë dhe do të punojmë.“

Bruno Akrapoviç: “Jo, në pjesën e parë nuk ishte problemi te skema, problemi ishte te disiplina e lojtarëve të krahëve të cilët duhej të bënin që kur se kemi topin të kemi 5 lojtarë mbrapa dhe të kthehen lojtarët në pozicion. Ky ishte problemi. Në pjesën e dytë kemi parë sa shumë dobi kemi nga ajo që të jemi lartë me dy lojtarë në krahë me Timon (Timovski) dhe Igorin në anën tjetër, me dy sulmues dhe plus mesfushorin ofenziv. Ashtu në çdo moment kishim 5 nëse jo edhe 6 lojtarë. Kjo është më shumë se mjaftueshëm, kjo është edhe e rezikshme, por me lojtarë të shpejtë si që janë Jan (Krivak), Paviç dhe Egzoni (Bejtullai), të cilët gjithashtu bashkangjiteshin përpara, kishim siguri dhe askush nuk mund të na ikte. Nuk kemi lejuar kundërshtarin të bëjë asnjë shans, bile nuk dij nëse kaluan mesin e fushës.”

Bruno Akrapoviç: “Do të duhet të jetë, me atë aë lojtarët duhet të përshtaten me këtë. Ende flas me ta, ju tregoj shembuj si luajnë ashtu ekipe të mëdha, që edhe me më shumë dinamikë të hyjmë në box, të kombinojmë me më pak prekje. Akoma kemi 4-5 lojtarë që e ngulfatin topin, të cilët mundohen të luajnë me 3-4 prekje. Ai është futboll i vjetëruar, atë mund ndoshta ta luajë Tikveshi, por Shkëndija duhet të luajë më shpejtë, duhet të realizojë më shpejtë dhe më mirë dhe të shtypë kundërshtarin në pjesën e tyre. Prandaj kam zgjedhur atë skemë sepse duhet të luajmë edhe më shumë në ofenzivë dhe të krijojmë më shumë shanse.”

Bruno Akrapoviç: “Mundet shumë më mirë. U kam thënë djemve dhe ata pajtohen me mua. Nuk jam i kënaqur, posaçërisht me pjesën e parë kur me gabimet tona kemi lejuar kundërshtarin të ketë ndonjë mundësi, jo shans, por mundësi. Plus që ne nuk ishim të koncentruar në përfunim, pasi që nëse topi shkoj në portën e zbrazur, duhet të shënosh, duhet koncentrim. Ajo është qasje ndaj lojës, respekt ndaj rasteve, sepse atë shans e ka krijuar dikush tjetër duke vrapuar 100 metra dhe ta ka pasuar në 5 metra. Atë duhet ta realizosh. Duhet ta shofim edhe një herë situatën te goli. Gjithë ato shanse që krijuam rezultuan nga ajo skemë që luanim sot, dmth depërtime në krahë, harkime nga krahët, e tani ai realizimi në qendër duhet të jetë në nivel më të lartë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME