Adili: „Te Shkëndija vij për titullin kampion“

No image

Me ide të qarta për atë që kërkohet nga ai dhe klubi, mbrojtësi shkupjan, Mevlan Adili nuk fsheh kënaqësinë që firmos me Shkëndijën. Kthim me dëshirë e entuziazëm, si dhe bindje të fortë se me punë e përkushtim nga të gjithë ekipi kuqezi do të ngritet në lartësinë e duhur në periudhën që pason. Pasi firmosi kontratën për dy vitet e ardhshme, Mevlan Adili ka folur për Shkëndija Channel.  

Mevlan Adili: „Jam i lumtur që kam gjetur akordin me KF Shkëndija, një ambient që e njoh mjaft mirë. Si që e thatë edhe ju, kam qenë pjesë e ekipit që ka fituar tituj. Mendoj që e njoh shumë mirë ambientin dhe e di mjaft mirë se çka kërkon ky klub dhe shpresoj që të realizojmë objektivat, pasi dy vitet e fundit ka munguar titulli. Shpresoj që këtë sezon, me angazhimin e gjithë çunave e të tjerëve në klub të arrijmë objektivin.“ 

Duke patur tjera oferta, pse zgjodhe Shkëndijën?  

Mevlan Adili: Të them të drejtën, gjithmonë e kam pas me dëshirë këtë klub. Edhe kur jam larguar nga Shkëndija më ka lënë përshtypje të mirë, sepse janë disa gjëra që janë shumë të rregulluara këtu. Në lidhje me vendimin ka rëndësi edhe fakti se kryesia tregoi vlerësim për mua dhe pas bisedimeve korrekte jam shumë i lumtur që arritëm akord. Besoj se edhe unë do të jap maksiumin për këtë klub.“ 

E din pse vjen te Shkëndija? 

Mevlan Adili: Normalisht, unë vij te Shkëndija për sukseset e radhës. Për të dalë kampion me Shkëndijën dhe nuk kam dyshim se do ja dalim. Shpresoj që me ndihmën e Zotit të ndodh një mrekulli dhe të futemi në grupet e garave të Evropës, qoftë këtë vit në Konference League apo në të ardhme në Europa League.“  

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME