
Kuqezinjtë të dielën në Tetovë presin Akademia Pandevin në kërkim të fitores së radhës.
NDESHJA
Shkëndija vs Akademia Pandev
Liga e Parë, xhiroja e 23-të
Stadiumi i qytetit në Tetovë
E dielë, 12 mars, ora 14:00
Rrethi i tretë dhe i fundit i garave në elitën e futbollit vendor starton në fundjavë dhe pengesa e parë e kuqezinjëve do të jetë Akademia Pandev. Ekipin nga Strumica e presim të dielën në Tetovë dhe duket se kjo përballje vjen në momentin më pozitiv të kuqezinjëve në pranverë. Fitorja 3:1 ndaj Rabotniçkit të mërkurën ka ngritur moralin e skuadrës dhe tashmë kërkohet vazhdimësi edhe në ndeshjet në vijim.
Akademia Pandev shfaqet sigurtë në pranverë dhe në 4 xhirot e luajtura (kanë zhvilluar 3 ndeshje sepse një fundjavë ishin të lirë) numërojnë dy fitore dhe një barazim. Triumfit 0:1 në fushë të Makedonija Gj.P. i shtuan barazim 3:3 me Shkupin në Kërçovë, ndërsa të mërkurën mundën 3:0 Pobedën. Këtë sezon jemi përballur dy herë mes veti dhe pasi i mundëm 1:0 në Strumicë me golin e Shalës, pasoi barazim 1:1 në takimin e zhvilluar në Tetovë.
Skuadra
Ljupço Doriev dhe Dashmir Elezi mbeten jashta kombinimit shkaku i dëmtimeve, ndërsa është rikuperuar Bruno Dita dhe do të jetë në shërbim të stafit teknik për lojë.
Transmetimi
Përballja Shkëndija-Akademia Pandev zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë të klubit në Youtube (Shkëndija Channel).
