16.V | Champions Day

No image

Kampionët të dielën pranojnë trofeun për titullin e katërt kampion të vendit, menjëherë pas duelit të xhiros së 33-të dhe të fundit të këtij sezoni përballë Shkupit.

• Sezonin e mbyllim në Tetovë përballë Shkupit
• Pas ndeshjes pranohet trofeu për titullin kampion
• Shkëndija-Shkupi zhvillohet të dielën nga ora 16:00
• Nga ora 19:00 në qendër të Tetovës futbollistët bashkë me ‘Ballistët’ festojnë titullin kampion

Trofeu të dielën vjen në shtëpi, pasi kuqezinjtë edhe zyrtarisht do të pranojnë kupën për titullin kampion të vendit për sezonin garues 2020/21. Ndeshja e fundit kampionale apo e xhiros së 33-të përball Shkëndijën me ekipin e vendit të dytë, Shkupin, momentalisht 16-të pikë prapa kuqezinjëve tanë. Pasi mundëm Makedonija Gj.P. 4:3 xhiron e shkuar në Shkup, ekipi i relaksuar ka vijuar përgatitjet për këtë përballje dhe skuadra tashmë është gati për të performuar në 90-të minutëshin e fundit të këtij sezoni. Ndeshja kërkon qasje maksimale, ndërsa pas përfundimit ekipi do të ketë festë në stadium ku do të pranohet trofeu i kampionit, ndërsa nga ora 19:00 festa transferohet në sheshin “Iliria” në Tetovë ku futbollistët, “Ballistët” e gjithë mbështetësit e ngjyrave kuqezi do të festojnë titullin e katërt kampion në historinë e Shkëndijës.

Të rejat në skuadër

Pas pauzës prej dy ndeshjeve me Strugën dhe Makedonija Gj.P., në ekip kthehet kapiteni Egzon Bejtullai dhe pritet të jetë titullarë kundër Shkupit. Ndërkohë jashta mbeten Ljupço Doriev dhe Bruno Dita. I pari u ndëshkua me karton të kuq në fund të sfidës së shkuar me Makedonija Gj.P. dhe automatikisht mbetet jashtë me pezullim, ndërsa Dita mbylli sezonin në sfidën me Strugën kur dëmtimi i pësuar u vërtetua se kërkon pauzë dy javore.  

Kundërshtari

Shkupi është kënaqur këtë vit me vendin e dytë, renditja më e lartë prej kur funksionojnë me këtë emër. U mendua të ishin rival i kuqezinjëve në garën për titull, por me të nisur gjysmësezonit pranverorë, Shkëndija bëri dallimin dhe çështja e titullit mori fund që në dy-tre xhirot e para, për tu mbyllur matematikisht në xhiron e 29-të kur kuqezinjtë fituan në Tetovë Borecin me shifrat 3:1. Nëse Shkëndija në 32 xhirot paraprake ka efekt prej 22 fitoreve, barazimeve dhe 2 humbjeve, Shkupi është mundur në 6 takime, 10 herë kanë barazuar, ndërsa kanë regjistruar 16 fitore, ecuri e mjaftueshme për vendin e dytë dhe dalje në Europë për herë të katërt me rradhë.

Ndeshja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Televizionin Shtetërorë të Maqedonisë, kanali në gjuhën shqipe (MTV2).

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME