1/4 e Kupës: Shkëndija U 19 barazon 3:3 me Vardarin në Shkup

No image

Shpresat kuqezi kanë luajtur baraz 3:3 në transfertën me Vardarin në Shkup, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Ndeshja e kthimit luhet në Tetovë.

Skuadra U 19 e Shkëndijës ka dalë me rezultat pozitiv nga dueli i parë i 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë me Vardarin në Shkup, pasi barazimi 3:3 len djemtë e trajnerit Bekim Osmani në sitiatë të favorshme para ndeshjes së kthimit në Tetovë. Por gjithsesi ndeshja e parë solli disa episode interesante, pasi Shkëndija U 19 ishte vetem disa sekonda pranë fitores duke parë se avansonte 3:2 deri në kohën shtesë kur vendasit barazuan rezultatin final. Mirëpo paraprakisht ishte Vardari që rezultoi më konkret dhe pas 49-të minutave lojë avansonte 2:0. Shpresat e Shkëndijës nuk ishte se luajtën keq në të parën, por shpërdorimi i disa mundësive u ndëshkua në minutën e 43-të kur Vardari me anë të Berishës avansoi 1:0. Në fillim të pjesës së dytë gjërat shkuan me keq kur Rexhepi realizoi golin e dytë për Vardarin. Me negativë prej dy golave Shkëndija U 19 reagoi shkëlqyeshëm duke treguar karakter për përmbysje të plotë të rezultatit. Alban Rasimi në minutën e 59-të zbuti shifrat në 2:1, ndërsa dhjetë minuta më vonë Ensar Luma sjell simetri në rezultat për barazim 2:2. Në këto momente me disa pritje të mira u dallua portieri i Shkëndijës, Artan Iljazi, ndërsa në minutën e 80-të Ensar Luma me golin e dytë personal kompleton përmbysjen, duke i dhënë Shkëndijës epërsi 2:3. Ky rezultat do të ishte aktiv deri në sekondat e fundit të takimit, mirëpo kur u mendua se fitorja do tu takonte shpresave tona, në minutën e dytë të kohës shtesë Rexhepi shënon për barazim përfundimtar 3:3. Takimi i kthimit do të luhet në Tetovë më 22 nëntor.

 

VARDAR U19 – SHKËNDIJA U19 3:3 (1:0)
Golashënues: 1:0 Berisha 43’, 2:0 Rexhepi 49’, 2:1 Rasimi 59’, 2:2 Luma 69, 2:3 Luma 80, 3:3 Rexhepi 90+2’
SHKËNDIJA U19: Iljazi, Aliti, Mislimi, Fazllagiq, Beqiri, Osmani, Luma, Rexhepi, Rasimi, Zejnullai, Sherifi.
Luajtën edhe: Ramadani dhe Ajruli.
Trajner: Bekim Osmani