Zyrtare: Shkëndija siguron Xhelil Asanin

No image

Mbrojtësi i majtë 21 vjeçar është futbollist i ri i Shkëndijës. Kërçovari ka bindur trajnerin Osmani dhe ka gjetur akord për kontratë dy vjeçare.

KF Shkëndija zyrtarizon marrëveshjen me mbrojtësin 21 vjeçar, Xhelil Asani. Bëhet fjalë për futbollist të ri dhe me perspektivë, ndërsa përveç defanzivës mund të luajë edhe si sulmues krahu. Edhe pse i ri në moshë, Asani ka të kaluar të pasur, ndërsa në Shkëndijë vjen nga Torpedo-BelAZ Zhodino që militon në elitën e futbollit në Bjellorusi. Pasi ka bindur trajnerin Osmani nga drejtuesit e klubit i është ofruar kontratë 2 vjeçare. Së shpejti pritet Xhelil Asani të prezantohet me fanellën “kuqezi”, ndërsa pasi të kalojë ekzaminimet mjekësore menjëherë do të bashkohet me ekipin në seancat stërvitore.