Zyrtare: Shkëndija rikthen Agim Ibraimin

No image

Një prej futbollistëve më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare në dhjetë vitet e fundit firmos për 3 vite me kuqezinjtë dhe prezantohet si futbollist i ri i Shkëndijës.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e Agim Ibraimit. Sulmuesi 30 vjeçar firmos kontratë tre vjeçare dhe lidhet me kuqezinjtë deri në vitin 2022. Tetovari karrierën si profesionist e ka nisur pikërisht te Shkëndija, ndërsa si 17-të vjeçar u transferua te Salzburgu i Austrisë.
Ibraimi në karrierën e tij është paraqitur edhe me Olimpijan në Slloveni dhe Eskişehirsporin e Turqisë para se të kthehej në futbollin slloven ku do të linte gjurmë të mëdha.

Ekipi i Nafta-s ishte trampolina që e pozicionoi te Maribori me të cilët fitoi katër tituj të kampionit, tre Kupa dhe tre Super Kupa të Sllovenisë, luajti katër herë në grupet e Europa League (3 herë me Mariborin një herë me Astanan), ndërsa një edicion luajti në grupet e Champions League me Mariborin ku mes tjerash mbahet mend për super golin kundër Chelsea-s. Një sezon ka luajtur në Seria A të Italisë me Kaljarin, fitoi titullin dhe Kupën e Kazakistanit me Astana-n para se të kthente në Slloveni te Domzhale. Më në fund tre herë lojtari më i mirë i Maqedonisë dhe dy herë lojtari më i mirë në kampionatin slloven rikthehet aty ky filloi karrierën si profesionist dhe pritet të jetë forcë e shtuar për formacionin e trajnerit Qatip Osmani.

Pas 13 viteve Agim Ibraimi kthehet në Shkëndijë ?⚫ #Shkëndija #agimibraimi

Posted by KF Shkëndija on Saturday, January 19, 2019


Agim Ibraimi bëhet përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit dhe do të mbajë fanellën kuqezi me numër 10-të.