Zyrtare: Shkëndija firmos me Zeni Husmanin

Mesfushori defanziv firmos deri në verë të vitit 2021, ndërsa do të luajë për herë të parë në Maqedoni pas eksperiencave në Kroaci, Slloveni e Turqi.

KF Shkëndija më kënaqësi komunikon marrëveshjen me mesfushorin defanziv, Zeni Husmani. 28 vjeçari dhe kryesia kanë gjetur akord për bashkëpunim dhe gostivarasi ka hedhur firmën në kontratën që e mban kuqezi deri verën e vitit 2021.

Bëhet fjalë për futbollist cilësorë dhe ne eksperiencë, me drejtuesit e klubit që kanë shfrytëzuar situatën e tij me klubet paraprake duke e afruar në skuadër. Ditëve në vijim pritet zgjidhja e disa barrierave administrative për të vendosur nëse Husmani do të huazohet në tjetër ekip deri në verë apo do të vazhdojë punën me kuqezinjtë, gjithnjë duke pasur parasysh rregullat e FIFA-s se një futbollist brenda një sezoni guxon të firmos me tre skuadra të ndryshme, me të drejtë loje në vetëm dy prej tyre. Husmani sezonin aktual e nisi me Domzalen në Slloveni para se të kalonte në Turqi te Giresunspor.

Zeni Husmani ka lindur në Çegran të Gostivarit dhe në moshë shumë të re është transferuar në Kroaci. Si profesionist u promovua te skuadra e Shibenik-ut, para se të kalonte në Slloveni ku për shtatë sezone ishte pjesë e Domzales. Është paraqitur me përfaqësuesen e re të Maqedonisë, ndërsa Shkëndija e sjell për herë të parë të luajë në futbollin vendor.
Pas Agim Ibraimit, Zeni Husmani bëhet afrimi i dytë i Shkëndijës në merkaton e janarit.

https://www.facebook.com/fcshkendija/photos/a.603055793050314/2116242891731589/?type=3&theater
Share Now

Related Post