Zyrtare: Shkëndija firmos me Olsi Teqja

No image

Mbrojtësi 28 vjeçar nga Tirana përforcon repartin defanziv të Shkëndijës dhe së shpejti do të bashkohet me skuadrën në përgatitjet në Slloveni.

KF Shkëndija mbyll me sukses bisedimet me mbrojtësin shqiptar Olsi Teqja. Palët kanë gjetur akordin dhe kanë firmosur kontratë një vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. 28-të vjeçari vjen nga rradhët e Tiranës, ndërsa më herët në karrierën e tij ka luajtur për Laçin, Bylisin, Apoloninë dhe Kastriotin.

Me gjithë interesimin nga disa skuadra nga kampionati shqiptar, insistimi i “kuqezinjëve” dha rezultat, duke arritur të bindin mbrojtësin të pranojë ofertën për tu transferuar në Tetovë. Së shpejti pritet prezantimi i tij si futbollist i ri i Shkëndijës, ndërsa menjhërë ai do të udhëtojë drejt Sllovenisë ku do të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore.