Zyrtare: Samir Fazli rikthehet në Shkëndijë

No image

Sulmi i kuqezinjëve në vazhdim të sezonit do të jetë i përforcuar, pasi Samir Fazli rikthehet në taborin kuqezi dhe vihet menjëherë në urdhërat e stafit teknik.

KF Shkëndija komunikon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shkupjan Samir Fazli. Futbollisti 28 vjeçarë praktikisht kthehet në skuadër, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e fitimit të titullit të kampionit me kuqezinjtë. Me kërkesë të stafit teknik kryesia gjen akordin për rikthimin e Samir Fazli në skuadër.

“Jam i lumtur sërish të jem pjesë e Shkëndijës dhe pa marrë parasysh fillimin jo aq pozitiv të sezonit aktual, besoj edhe këtë vit të dalim kampion. Kjo skuadër ka cilësi brenda grupit, nuk do të kem nevojë për adaptim dhe jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivat”, shprehet Samir Fazli.

Sulmuesi është bashkuar me ekipin në seancat stërvitore, ndërsa duke qenë se ndërkohë nuk ishte regjistruar në tjetër skuadër, me automatizëm fiton të drejtë loje për kuqezinjtë.