Zyrtare: Ernest Gjoka emërohet trajner i KF Shkëndija

No image

KF Shkëndija me kënaqësi njofton se Ernest Gjoka emërohet në pozitën e shefit të stafit teknik.

Tekniku 49-të vjeçar nga Tirana ka firmosur kontratë profesionale me kuqezinjtë dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar sot pas dite.

“Mendoj se kam ardhë në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League “, u shpreh shefi i ri i stafit teknik të KF Shkëndija, menjëherë pas zyrtarizimit të bashkëpunimit.

Ernest Gjoka është një prej trajnerëve që ka fituar trofe vitet e fundit në Shqipëri, pasi ka drejtuar Kukësin në dy kohë drejt triumfit në Superligën shqiptare dhe Kupën e Shqipërisë. Përveç Kukësit, Gjoka në karrierën e tij si trajner ka punuar edhe me Vllazninë e Shkodrës, Kamzën, Flamurtarin e Vlorës, Tomorin dhe Apoloninë.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Erhan Selimin, për kontributin dhe rezultatet pozitive gjatë periudhës si ushtrues i detyrës së trajnerit, duke i uruar suksese në vazhdimësi si drejtor i shkollës së futbollit të skuadrës tonë.