Zyrtare: Arbin Zejnullai rinovon deri në viti 2023

No image

Mesfushori i talentuar ka firmosur kontratë të re me kuqezinjtë, e cila e mban pjesë e klubit deri në verën e vitit 2023.

KF Shkëndija me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes për firmosjen e kontratës së re me një prej lojtarët më të talentuar të dalë nga shkolla jonë e futbollit, Arbin Zejnullai. Mesfushori 20-të vjeçarë ka hedhur firmën në kontratën e re, sipas së cilës lidhet me KF Shkëndija deri në verën e vitit 2023.

“Për mua kjo është një ditë e veçantë, pasi periudhës së suksesshme të viteve të kaluar tashmë i shtohet zgjatja e bashkëpunimit me Shkëndijën. Si lojtar i dalë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës gjithmonë kam dhënë më të mirën për këtë fanellë, pa marrë parasysh  nëse kam luajtur për moshat e reja apo ekipin e parë. Fakti që tashmë kam firmosur kontratën e dytë profesionale më bind se në KF Shkëndija vlerësohet puna ime dhe ky akt më motivon të angazhohem edhe më shumë në të ardhmen për suksese të reja të klubit”, deklaroi Arbin Zejnullai pasi firmosi zgjatjen e bashkëpunimit me kuqezinjtë.

Edhe pse në moshë të re, Zejnullai është një prej lojtarët me më shumë tituj në historinë e Shkëndijës, pasi triumfeve me gjeneratat U18 e U 19 u ka shtuar dy tituj kampion me ekipin e parë të Shkëndijës dhe dy trofe të Kupës (pa harruar dy vite nën kampion dhe një herë finalist i Kupës). Paraqitjet e mira e kanë bërë lojtar standard me kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Me fanellën e Shkëndijës si senior numëron 50-të paraqitje në Ligën e Parë (7-të në këtë kampanjë) dhe 4 gola të shënuar, ndërsa është golashënuesi më i ri i në historinë e kuqezinjëve në Kupat e Europës, pasi si 17-të vjeçarë realizoi golin e tretë në fitoren 0:4 në fushë të Dacia-s së Moldavisë në vitin 2017 në raundin e parë eliminator të UEFA Europa League. KF Shkëndija uron Arbin Zejnullain për kontratën e re, duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmen.

Share Now

Related Post