Zyrtare: Aldair Neto vishet kuq e zi

No image

Sulmuesi i krahut u përzgjodh nga kampi testues i organizuar nga KF Shkëndija në muajn dhjetor dhe firmos për 6 muaj me opsion vazhdimi.

KF Shkëndija konfirmon angazhimin e sulmuesit të krahut, Aldair Sapalo Amaro Neto. Bëhet fjalë për lojtar 25 vjeçar me pasaportë portugeze, i cili me kuqezinjtë ka firmosur kontratë bashkëpunimi për 6 muajt e ardhshëm, me opsion edhe për dy vite tjera, varësisht prej performansës së futbollistit në gjysmësezonin pranverorë.


Aldair Neto ishte pjesë e kampit një javor të organizuar nga KF Shkëndija në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor. Nga 29 futbollistë të grumbulluar, Neto bëri diferencën dhe si rezultat i paraqitjes u përzgjodh nga klubi për tu bashkuar me skuadrën.

“Është nderë për mua dhe shpresoj të paraqitem mirë këtu. Besoj në gjëra pozitive dhe për këtë dua të falemenderoj klubin dhe presidencën për besimin e shfaqur ndaj meje”, shprehet Aldair Neto, që në vijim sqaron se si bindi t’i ofrohet kontratë dhe për faktin se tashmë ka një pasqyrë rreth skuadrës.

“Isha këtu në prova për një javë, mendoj kam ushtruar dhe luajtur me lojtarë të rinjë 18-20 vjeç. Gjërat shkuan mirë dhe ja ku jam. Mua më pëlqen mënyra si luan skuadra, e dij se bëhet fjalë për klub të madh. Ditën e parë që kam ardhur në Maqedoni kam ndjekur ndeshjen kundër Vardarit dhe kam parë se kemi ekip shumë të mirë. Mendoj se kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për mua”, përfundoi Neto.

25 vjeçari vjen nga kampionati i Uellsit ku u paraqit me Bangor City. Në fillimet e tij në vitin e fundit si junior ka qenë pjesë pjesë e gjigandit portugez, Braga, për të vazhduar më tej te Fatima dhe katër vite me Maritimo.
Aldair Neto bëhet angazhimi i tretë i janarit te Shkëndija, pas Ardin Dallkut dhe Valon Ahmedit.

Share Now

Related Post