Zhvillohet seanca e fundit para nisjes drejt Moldavisë

No image

Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet në Tetovë dhe të dielën udhëtojnë drejt Moldavisë për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Champions League kundër Sheriff Tiraspol.

Shkëndija me koncentrim maksimal shikon sfidën e radhës europiane të martën e 31 korrikut kundër kampionit të Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Pas fitores 1:0 në takimin e parë të xhiros së dytë të Champions League, skuadra ka punuar me intensitet maksimal për të pritur sa më e përgatitur sfidën e kthimit.

Prej të premten me ekipin në seancat stërvitore është bashkuar edhe përforcimi i fundit, Valmir Nafiu, i cili ka marrë dritë jeshile për të konkuruar për lojë në sfidën e radhës.

Me grupin tanimë punon edhe Besmir Bojku që është riaftësuar nga dëmtimi i pësuar gjatë fazës përgatitore në Slloveni, mirëpo ai nuk do të udhëtojë me ekipin për në Moldavi. Jashta mbetet edhe Gledi Mici që të drejtë loje fiton pas sfidës me Sheriff Tiraspolin, si dhe Marjan Radeski që do të jetë jashta terrenit për një periudhë më të gjatë kohore shkaku i dëmtimit. Gjithë futbollistët tjerë janë në shërbim të stafit teknik dhe duken të gatshëm për të dhënë më të mirën në drejtim të synimit për të eliminuar kundërshtarin nga Moldavia.

?FOTOGALERIA 

Ekspedita e Shkëndijës të dielën udhëton drejt Moldavisë, ku të hënën në orën 20:00 sipas kohës lokale (ora 19:00 në Maqedoni) do të zhvillohet seanca stërvitore (paraprakisht gjysmë ore para stërvitjes do të zhvillohet konferenca për shtyp) në stadiumin “Sheriff Main Arena” ku të martën do të luhet takimi kundër Sheriff Tiraspolit i vlefshëm për kualifikim në raundin e tretë të Champions League.

Futbollistët e grumbulluar nga trajneri Osmani për të udhëtuar drejt Moldavisë për takimin kundër Sheriff Tiraspolit:
Portierë:
Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi, Selajdin Mustafi,
Mbrojtës:
Mevlan Murati, Bllagoja Todorovski, Alma Wakili, Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Mevlan Adili, Konstantin Çeshmexhiev,
Mesfushorë:
Ennur Totre, Armend Alimi, Arbin Zejnullai, Omar Imeri, Izair Emini, Shqiprim Taipi,
Sulmues:
Stenio Junior, Valmir Nafiu, Shefit Shefiti, Besart Ibraimi, Remzifaik Selmani.