Zgjerohet stafi teknik, Erhan Selimi asistent i dytë

No image

Ish-kapiteni i Shkëndijës, Erhan Selimi rikthehet si pjesë e stafit teknik të ekipit të parë. Selimi vjen në pozitën e asistentit të dytë për të përforcuar stafin teknik të kryetrajnerit Bruno Akrapoviq. Jeton Beqiri dhe Armend Elezi mbeten pjesë e stafit teknik.

 

Shkëndija zgjeron stafin teknik, duke angazhuar Erhan Selimin në postin e asistentit të dytë. Stafi teknik përforcohet me kërkesë të kryetrajnerit Bruno Akrapoviq, ndërsa bëhet me interes të nevojave të ekipit dhe realizimit më të përpiktë të procesit stërvitor.

“Jam shumë i lumtur që pas 4 viteve rikthehem në pozitën e ndihmës trajnerit në ekipin e parë të Shkëndijës, pasi ndërkohë gjithë kohën kam qenë pjesë e kategorive të reja. Dua të falënderoj të gjithë për besimin e dhënë, do të jap maksimumin në shërbim të ekipit, ndërsa besoj që edhe kësaj radhe të përsërisim sukseset e të së kaluarës, kur arritëm edhe titullin e kampionit. Besoj në bashkëpunim korekt me shefin e stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe ndihmësit Jeton Beqirin dhe Armend Elezin, për të funksionuar si një trup me qëllimin e vetëm sukseset e Shkëndijës”, deklaroi Erhan Selimi, i cili vjen në pozitën e ndihmës trajnerit të dytë të shefit të stafit teknik Bruno Akrapoviq. Jeton Beqiri mbetet asistent i parë, ndërsa Armend Elezi vazhdon si trajner i portierëve.

Erhan Selimi nuk është emër i panjohur për opinionin tetovar, pasi bëhet fjalë për ish-futbollist të Shkëndijës, ndërsa një periudhë mbajti edhe shiritin e kapitenit. Një dëmtim në gju e detyroi të mbyllë para kohe karrierën si futbollist, duke u koncentruar në punën e trajnerit. Në vitin 2011 ishte ndihmës-trajner në ekipin e parë kur Shkëndija arriti sukseset historike titullin e kampionit dhe Super Kupën e Maqedonisë. Tani rikthehet në ekipin e parë me ambicie për suksese të reja.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.