Zejnullai me tre gola në fitoren 2:5 ndaj Shkupit

Kadetët e Shkëndijës kanë mundur bindshëm 2:5 Shkupin në një takim që solli performansë të shkëlqyeshme dhe tre gola të kapitenit Arbin Zejnullai. Me kërkesë të shkupjanëve ndeshja u luajt në Tetovë.

Ekipi i kadetëve të Shkëndijës i drejtuar nga trajnerët Berat Imeri dhe Elbasan Munishi ka performuar shkëlqyeshëm në xhiron e 11-të të Super Ligës së Kadetëve të Maqedonisë. Në terenin me bar sintetik në Tetovë është mundur bindshëm 2:5 Shkupi. Kapiteni Zejnullai me tre gola të shënuar ishte më i miri i takimit, duke konfirmuar se puna me ekipin senior kohëve të fundit e nxjer në plan të parë.

Arbini

‘Kuqezinjtë’ vulosën gjithçka në pjesën e parë kur shënuan pesë gola. Muharem Velija që në minutën e 4 solli epërsi 0:1 për Shkëndijën, ndërsa në vazhdim në skenë doli Zejnullai. Kapiteni shënoi dy gola të shpejtë në minutat 8-të dhe 10-të për epërsi 0:3, ndërsa në minutën e 25-të kompletoi hat trikun për epërsi 0:4. Në minutën e 38-të Alban Beqiri çoi shifrat në 0:5, ndërsa në të njëjtën minutë Musliu shënoi për Shkupin duke zbutur rezultatin në 1:5. Në pjesën e dytë Shkëndija uli ritmin e lojës, ndërsa Shkupi në minutën e 70-të me anë të Jasharit vendosi rezultatin final 2:5 për ‘kuqezinjtë’. Kadetët mbyllin sezonin vjeshtor në pozitën e tretë në renditje.

Kadetet-ekipi

SHKUPI-SHKËNDIJA 2:5 (1:5) KADETËT

Stadiumi pranë Qendrës Sportive në Tetovë

Golashënues: Musli 38’ dhe Jashari 70’ (Shkupi), ndërsa Velija 4’, Zejnullai 8’, 10’ dhe 25’ dhe Al. Beqiri 38’ (Shkëndija)

SHKUPI: Dauti, S. Limani, Ramadan, Kurti, Rahmani, Agushevski, Q. Limani, Krasniqi, Musli, Salihasi, Hasani.

Luajtën edhe: Jashari dhe Neziri.

Trajner: Halim Bilalli.

SHKËNDIJA: Zendeli, Sali, I. Bekiri, Sherifi, Zejnullai, Aliu, A. Beqiri, Velija, Aliti, Rexhepi, Fazllagiq.

Luajtën edhe: Delija, Misimi, Havziju, Fazliji, Mislimi, Ajruli dhe Ibrahimi.

Trajnerë: Berat Imeri dhe Elbasan Munishi.

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.