Zahov pauzon 3 javë

Dëmtimi në transfertën me Akademia Pandevin ka rezultuar të jetë zgjatje e ligamentit të shpatullës dhe gardiani Kostadin Zahov do të duhet të pauzoj rreth tre javë.

Me tetë ndeshje deri në mbyllje të kampionatit dhe 12-të pikë më shumë se ekipi i vendit të dytë, Shkëndija ka nevojë për vetëm katër fitore për të siguruar matematikisht titullin e kampionit për herë të dytë me rradhë dhe të tretin në historinë e klubit. Performanca dhe angazhimi i futbollistëve bëri diferencën në 28-të xhirot paraprake, por gjithsesi se impenjimi maksimal ka ditur të merr edhe ‘haraçin’. Kështu kuqezinjtë në dy xhirot e fundit kanë qenë pa portierin titullar, Kostadin Zahov, i cili vazhdon terapinë e rikuperimit. Numri ‘1’ i portës mbeti i dëmtuar në fund të sfidës me Akademia Pandevin, ndërsa ekzaminimet treguan se ka zgjatur ligamentin e shpatullës. Ky dëmtim kërkon rreth tre javë pauzë dhe Zahov tashmë ka humbur takimet me Renovën dhe Vardarin.

Pikërisht në dy ndeshjet e fundit mundësinë e tij gjeti Bekim Rexhepi që u përgjigj në nivel pritjeve të stafit teknik. Në 180 minuta lojë Rexhepi pranoi vetëm një gol në fitoren me Renovën dhe në një mënyrë për të dytin vit me rradhë jep kontributin e tij në rrugën drejt titullit. Interesant fakti se njejtë si sezonin e kaluar edhe tani fati nxjerr 22 vjeçarin të ruajë portën e Shkëndijës pikërisht kundër rivalit për titull Vardarit.

 

Një vit më parë Rexhepi spikati në triumfin 3:2 në Shkup kur Vardarit i’u dha shuplakë e fuqishme në luftën drejt titullit, ndërsa të dielën sërish qëndroi në portë duke mbajtur të paprekur rrjetën e tij dhe me 12-të pikë përparësi Shkëndija i afrohet mbrojtjes së titullit. Duke parë se Zahov vazhdon procesin e rehabilitimit, Rexhepi para vetes do të ketë tjetër mundësi për t’u dëshmuar të shtunën në Tetovë përballë Makedonija Gj.P..

Share Now

Related Post