Z. Lazim Destani viziton ekipin para ndeshjes me Salzburgun

No image

Numri një i Shkëndijës, z. Lazim Destani ka udhëtuar drejt Austrisë për të mbështetur ekipin para takimit me Red Bull Salzburgun. Me këtë rast ai ka vizituar ekipin në hotel pak para nisjes drejt stadiumit, duke ju drejtuar futbollistëve me një fjalim motivues.
Jam i lumtur t’ju shoh këtu në këtë nivel përballë një rivali me peshë në futbollin europian. Ju me sukseset e arritura keni hyrë në këtë mes dhe unë ju përgëzoj për këtë rrugëtim. Nuk kam mundur të qëndroj pa ardhur të jem pranë juve në këtë ndeshje të rëndësishme, duke ju dëshiruar shumë fat. Shpresoj të jeni në nivelin tuaj, të jepni më të mirën dhe në kushte të tilla besojmë se nuk do të mungojë rezultati. Gjithsesi, fatin nuk mund ta kontrollojmë ne, por me rëndësi është të jepni më të mirën për të bërë atë që keni bërë deri tani. Ju dëshiroj paraqitje të suksesshme“, tha mes tjerash z. Lazim Destani para futbollistëve pak para se skuadra të merrte rrugën drejt stadiumin ‘Red Bull Arena’ ku sot nga ora 19:00 përballet me Salzburgun në kuadër të raundit të tretë eliminatorë të Champions League.