Xhiroja e 9-të: Pelisteri-Shkëndija

No image

“Kuqezinjtë” të shtunën në Manastir kërkojnë suksesin e rradhës në kampionat kur përballen me Pelisterin në kuadër të xhiros së 9-të në LPFM.

Pelisteri është sfida e rradhës për Shkëndijën që kërkon vazhdimin e marshimit të sigurtë në elitën e futbollit vendor për të mbrojtur vendin e parë në renditje. “Kuqezinjtë” janë lider prej xhiros së parë falë një ecurie shumë pozitive me një efekt prej 7-të fitoreve dhe një barazimi në 8-të xhiro të luajtura dhe me 25 gola të shënuar kemi bindshëm sulmin më të mirë në ligë. Ky rritëm pritet të vazhdohet edhe në Manastir në përballjen me Pelisterin ku tre pikët janë objektiv i vetëm i djemve të trajnerit Osmani. Orari i ndeshjeve të ngjeshura çdo fundjavë dhe mesjavë ka bërë që stafi teknik të punojë në rikuperim të futbollistëve që është normale të ndjejnë lodhje në këtë periudhë. Pas triumfit me Renovën, skuadra ka kthyer vëmendjen ka sfida e të shtunës me Pelisterin. Golashënuesi Besart Ibraimi beson se ekipi do të vazhdojë me këtë rritëm edhe në Manastir për të vazhduar me fitore.

Jashta kombinimit edhe për këtë ndeshje mbetet mbrojtësi i majtë Ivan Çelikoviç që u dëmtua të dielën në takimin me Skopjen dhe nuk është rikuperuar në kohë për këtë ndeshje. Ndërkohë pas angazhimeve me ekipin U 19 në UEFA Youth League në kombinim kthehen të rinjtë Shefiti, Zejnullai dhe Fazllagiç.
Takimi Pelisteri-Shkëndija luhet të shtunën në Manastir me fillim në orën 15:00.