Vujçiq nis me vrapime të lehta, rikthimi pritet në pranverë

No image

Shkëndija vazhdon përgatitjet për sfidën e fundit në gjysmësezonin vjeshtor të dielën me Pelisterin në Tetovë. Në seancat stërvitore është bashkuar mesfushori Stefan Vujçiç, i cili për momentin vrapon lehtë duke vazhduar rikuperimin e ligëmenteve të kryqëzuara.

 

Kuqezinjtë në atmosferë pozitive vijojnë seancat stërvitore për ndeshjen mbyllëse të gjysmësezonit vjeshtor të dielën me Pelisterin në Tetovë. Me vendin e parë të sigurtë futbollistët duan përfundim me fitore, për të mbajtur distancën me ndjekësit më të afërt. Risi në seancën e sotme ishte prania e Stefan Vujçiçit. Katër muaj pasi këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar të këmbës së djathtë, Vujçiç paraqitet në seancën stërvitore të kuqezinjëve gjithsesi duke vazhduar punën në mënyrë individuale. Mesfushori gjermano-kroat pasi kaloi pjesën e terapive dhe rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale, tani më ka nisur me vrapime të lehta. Si janë duke rrjedhur gjërat, Vujçiç pritet të startojë punën me ekipin në fazën përgatitore të janarit, ndërsa nëse gjithçka do të shkojë si duhet, ai pritet të jetë i gatshëm për lojë në start të gjysmësezonit pranveror.