Vijojnë përgatitjet përfundimtare para fillimit të garave

No image

Pas kthimit nga Antalia kuqezinjtë në Tetovë kanë nisur fazën përfudimtare të përgatitjeve para startit të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, kur të dielën në Strumicë përballemi me Akademia Pandev.

⌛ Edhe disa ditë na ndajnë nga fillimi i kampionatit🔴⚫ Pajisu me fanellën kuq e zi 👉 http://bit.ly/2r4X0tO

Posted by KF Shkëndija on Tuesday, February 11, 2020

Shkëndija numëron mbrapsht vetëm edhe disa ditë deri te përballja e parë zyrtare në vitin 2020. Këtë fundjavë starton gjysmësezoni pranveror në LPFMV me kuqezinjtë që luajnë si mysafirë të Akademia Pandevit. Në këtë drejtim skuadra është duke zhvilluar përgatitjet përfundimtare për sfidat pranverore.

Pas dy ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas kthimit nga Antalia, skuadra është kthyer të stërvitet në Tetovë, ku punohet në detajet e fundit tekniko-taktike. Futbollistët duken të përgatitur maksimalisht për startin e garave dhe lojtari i vetëm që ankohet në lëndim është mbrojtësi Ardin Dallku, gjendja e të cilit do të monitorohet me kujdes ditët në vijim.
Deri te sfida me Akademia Pandevin kuqezinjtë kanë në dispozicion edhe tre ditë për tu përgatitur sa më mirë për duelin hapës të gjysmësezonit pranveror.

Me këtë rast, të enjten nga ora 16:00 deri në orën 17:00 drejtëpërdrejtë në faqen zyrtare të KF Shkëndija në facebook, trajneri Ernest Gjoka do të vihet në dispozicion të gjithë mbështetësve për tu përgjigjur pyetjeve të tyre në lidhje me skuadrën, fazën përgatitore dhe pritjet për në gjysmësezonin pranveror.

Share Now

Related Post