Vijojnë përgatitjet për vazhdimin e kampionatit

Shkëndija punon intenzivisht për vazhdimin e kampionatit, ndërsa pauzën ndërkombëtare e shfrytëzuam për test me Dritën e Gjilanit në të cilin fituam 4:0.

Skuadra kuqezi nën drejtimin e trajnerit të ri Ernest Gjoka vazhdon punën maksimale për vazhdimin e kampionatit kur më 18 tetor në Tetovë presim Akademia Pandevin.

Pauza kampionale shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare i ka dhënë stafit teknik mundësi për të punuar me qetësi dhe përkushtim, ndërsa duke u përgatitur për takimin e xhiros së 10-të tekniku nga Tirana kërkon të njihet më detajisht me skuadrën, duke patur parasysh faktin se u bashkua me Shkëndijën vetëm disa ditë më parë.

 

Në këtë drejtim të shtunën zhvilluam ndeshje kontrolluese me FC Drita në Gjilan, me Shkëndijën që shënoi fitore bindëse 4:0. Pas pjesës së parë pa gola, kuqezinjtë në vazhdim dominuan dhe sollën katër realizime për test të suksesshëm ndaj ish-kampionëve të Kosovës. Stafi teknik në këtë duel kombinoi formacionin, ndërsa nuk mundi të llogariste në reprezentuesit Bejtullai, Radeski, Zejnullai dhe Sadriu.

 

Share Now

Related Post