Vëmendja kthehet kah skena vendore

No image

Pas përfundimit të garave në play off të UEFA Europa League, Shkëndija rrikthen vëmendjen në kampionatin vendor. Pas fitoreve në dy ndeshjet e para, “kuqezinjtë” të dielën në Tetovë presin Akademia Pandevin.

Fundjava në program sjell ndeshjet e xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, me Shkëndijën që të dielën në Tetovë do të gostisë Akademia Pandevin. Duke lënë anash impresionet nga ecuria europiane deri në play off të UEFA Europa Leagues ku u eliminuan nga AC Milani, “kuqezinjtë” kthejnë vëmendjen në skenën vendore ku kanë start perfekt në sezonin e ri duke fituar dy ndeshjet e para me Vardarin dhe Shkupin. Tani kërkohet suksesi i rradhës përballë anëtarit të ri në elitën e futbollit vendor, Akademia Pandev. Kjo do të jetë hera e parë që këto dy ekipe përballen mes veti, deri sa të gjithë në taborin kuqezi vlerësojnë kundërshtarin dhe  deshjen e presin me seriozitet maksimal. Për trajnerin Osmani problem paraqet lëndimi i Hasanit, ndërsa për një periudhë më të gjatë do të mungojë Vujçiç. Gjithsesi para ndeshjes do të vendoset për formacionin që do të nisë takimin, në të cilin objektivi i vetëm mbetet fitorja dhe tre pikët.

Përballja Shkëndija-Akademia Pandev luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:30.