Vëmendja kthehet kah përballja me Makedonija Gj.P.

No image

Shkëndija vazhdon përgatitjet për sfidën e xhiros së 24-t të dielën e ardhshme me Makedonija Gj.P. në Tetovë. “Kuqezinjtë” javën e kaluar punuan me intenzitet të shtuar, ndërsa tani më ritmi balansohet për të pritur të gatshtëm përballjen e rradhës. Pritet rikthimi i reprezentuesve për t’u kompletuar në seancat stërvitore.

Skuadra “kuqezi” ka hyrë në javën e fundit të përgatitjeve për vazhdimin e garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, kur në fundjavë përballet me Makedonija Gj.P.. Pauzën në kampionat për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusi 2018” trajneri Brdariç ka vendosur ta shfrytëzojë vetëm për seanca stërvitore, pa luajtur ndonjë ndeshje kontrolluese.

“Shprastira” është mbuluar me zhvillimin e një loje në dy gola ndërmjet veti, ndërsa ditët tjera stafi teknik ka imponuar intensitet të shtuar në seancat stërvitore. Ekipi nuk ka qenë i kompletuar pasi mungojnë lojtarët e angazhuar me ekipet përfaqësuese, të cilët të martën përfundojnë angazhimet pas çka pritet të kthehen në skuadër. Pas javës së shkuar kur punohej nga dy herë në ditë, tani është ulur ritmi dhe deri një ditë para takimit me Makedonija Gj.P. do të zhvillohet nga një seancë stërvitore.