Vëmendja kthehet ka xhiroja e 20-të

No image

Futbollistët kuqezi pas pushimit njëditor janë rikthyer në stërvitje duke kthyer vëmendjen kah sfida e rradhës në kampionat, kur në kuadër të xhiros së 20-të luajmë si mysafirë me Shkupin. Pas barazimit 1:1 të mërkurën me Vardarin, trajneri Osmani të enjten la të lirë futbollistët, ndërsa sot dhe nesër punohet në drejtim të sfidës së rradhës.

Shihni ⇒ FOTOGALERINË e plotë

Të kënaqur me mënyrën si luajtën në takimin e parë zyrtar në vitin 2018 kur u krijuan shumë mundësi shënimi, punohet në rritjen e koncentrimit në përfundim të aksioneve në drejtim të përmirësimit të efikasitetit.