Vazhdojnë përgatitjet përfundimtare për vazhdimin e sezonit

No image

Kuqezinjtë edhe në fundjavë janë stërvitur në bazë të planprogramit, me një tempo të matur dhe të përshtatur për fillimin e gjysmësezonit pranveror. Në mesim e futbollistëve mbizotëron optimizëm dhe dëshirë e madhe për të startuar me ndeshje zyrtare, pas një faze të suksesshmë përgatitore të zhvilluar në Tetovë, Ohër dhe Antalia të Turqisë.

Shihni FOTOGALERINË e plotë

 

 

Skuadra duket e gatshme për sfidën e parë kampionale në vitin 2018 të mërkurën përballë Vardarit në Tetovë, ndërsa stafi teknik ka edhe dy ditë në dispozicion për të vendosur strategjinë dhe formacionin për takimin e parë në gjysmësezonin pranveror të LPFM-së.