Vazhdohet bashkëpunimi me katër futbollistë

No image

Shkëndija mban në skuadër Eminin, Muratin, Bojkun dhe Todorovskin. Pas skadimit të kontratave paraprake, kryesia dhe lojtarët arritën akordin për vazhdimin e bashkëpunimit.

 

Kuqezinjtë kanë siguruar vazhdim të kontratës me katër futbollistë që me përfundimin e sezonit 2017/2018 mbetën lojtarë të lirë. Pas një sezoni historik në të cilin u fitua kampionati dhe Kupa, drejtuesit dhe futbollistët në fjalë gjetën akordin për vazhdim të bashkëpunimit edhe për periudhën që pason, duke firmosur kontrata të reja. Mbrojtësit Mevlan Murati e Bllagoja Todorovski, mesfushori Besmir Bojku dhe sulmuesi Izair Emini kanë hedhur firmën në kontratat e reja dhe ata do të vazhdojnë përfaqësimin me fanellën kuqezi. Ndërkohë kryesia vazhdon të punojë intenzivisht në mbylljen e bisedimeve edhe me lojtarët tjerë, për të pritur pa paqartësi fillimin e përgatitjeve verore.

 

Futbollisti:                         – kohëzgjatja e kontratës:

Mevlan Murati                  – 3 vite
Besmir Bojku                     – 2+2 vite
Bllagoja Todorovski          – 1+1 vit
Izair Emini                          – 1 vit