Vardari-Shkëndija pa tifozë mysafirë

No image

Ndeshja e xhiros së 20-të në LPFM ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës njejtë si në të kaluarën do të luhet pa praninë e tifozëve të skuadrës mysafire, në këtë rast Shkëndijës. Organizatori me kërkesë të MPB-së në shitjen e biletave blerësve do tu kërkojë dokument identifikimi.

Shkëndija të dielën në Shkup kundër Vardarit nuk do të ketë mbështetjen e publikut. Sipas praksës nga e kaluara, me rekomandim të Ministrisë për Punë të Brendshme, FFM dhe skuadra organizatore e ndeshjes, në këtë rast Vardari njoftojnë se ndalohet prania e tifozëve të ekipit mysafir. Vendimi merret për shkaqe sigurie pasi ndeshja është shpallur me rrezikshmëri të lartë, posaçërisht tani kur stadiumi në Shkup është dukë pësuar intervenime në infrastrukturë. Sipas njoftimit të organizatorëve të ndeshjes, shitja e biletave do të bëhet me tregimin e dokumentit të identifikimit nga ana e blerësve.