Vardari-Shkëndija pa tifozë mysafirë

No image

Derbi i xhiros së 10-të në LPFM me vendim të skuadrës nga Shkupi do të luhet pa praninë e tifozëve mysafirë.

KF Vardari përmes një emaili zyrtar ka njoftuar se në takimin e të shtunës në Shkup nuk do të lejohet prania e tifozëve të Shkëndijës. Ky vendim arsyetohet me situatën aktuale politike e të sigurisë në vend dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale në këtë fundjavë. Nga skuadra shkupjane prononcohen se pretendojnë në këtë mënyrë të shmangin probleme të padëshiruara ndërmjet grupeve të tifozëve, ndërsa apelojnë Shkëndijën, FFM-në dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që të respektojnë vendimin e tyre. Vardari-Shkëndija luhet të shtunën në Shkup me fillim në orën 14:30.